Albian Ajeti shënon në barazimin e Baselit ndaj Xamaxit

E publikuar: 21/10/2018 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti ka vazhduar me formë të mira dhe gola me Baselin në Superligën e Zvicrës.

Baseli nuk ka mundur të shkoj më shumë se një barazim 1-1 ndaj Nauchatel Xamax në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi në kuadër të javës së 11-të.

Goli i vetëm për skuadrën e madhe zvicerane u shënua pikërisht nga sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti.

Ajeti ishte ai që kaloi skuadrën e tij në epërsi 1-0 pas një goli të bukur të shënuar me kokë.

Momenti i golit me kokë të Ajetit (Foto: FC Basel 1893/Twitter)

Goli i Ajetit erdhi në minutën e 40-të të ndeshjes pas asistimit të mbrojtësit Silvan Widmer.

Festa pas golit të Ajetit (Foto: FC Basel 1893/Twitter)

Ky ishte goli i pestë i Ajetit në këtë sezon në Superligën e Zvicrës, teksa numëron edhe tri asistime.

Pas këtij barazimi, Baseli ka 17 pikë në vendin e katërt apo 11 më pak se lideri Young Boys. /Telegrafi/