Albian Ajeti shënon golin e vetëm ndaj Vitesses, Baseli kalon tutje në Ligën e Evropës

E publikuar: 17/08/2018 04:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti ka vazhduar me paraqitje të mira dhe gola me fanellën e Baselit.

Ajeti ka shënuar edhe një herë emrin e tij në listën e realizatorëve për skuadrën zvicerane.

21-vjeçari nga Kosova ka shënuar gol ndaj holandezëve të Vitesses.

Ky gol i Ajetit ka dalë të jetë i fitores për Baselin, të cilët triumfuan në fund me rezultat 1-0.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar me kokë në minutën e 30-të pas asistimit të Luca Zuffi.

Ky është goli i dytë i Ajetit në kualifikimet për grupet e Ligës së Evropës, pasi disa javë më parë i shënoi edhe PAOK-ut.

Ajeti përveç garave evropiane, po kalon formë të mirë dhe po shënon gola edhe në Superligës e Zvicrës. /Telegrafi/