Albërie Hadërgjonaj tregon historinë e trishtë të jetës së saj!

E publikuar: 08/05/2018 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mes emocioneve, ajo kujtoi se babai i saj kishte ndërruar jetë tragjikisht kur e ëma kishte qenë 8 muajshe shtatzënë dhe më pas ishte rritur nga mami dhe gjyshja, të cilës i kushtoi edhe një këngë.

“Unë dua, meqë jemi në një program për fëmijë dhe e kujtoj fëmijërinë time…Dje me Alketën po flisnim dhe thashë: ‘o Zot, ishte një moshë që kam kujtime të jashtëzakonshme.’ Në fakt është edhe pak e dhimbshme historia ime, sepse unë u rrita pa baba. Nëna ime kur ishte shtatzënë, 8 muajshe, babi im humb jetën tragjikisht. Dhe më rriti mami me gjyshen. Gjyshja ishte ajo që më shikonte në dritën e syrit. Dhe dua t’i përshëndes të gjitha gjyshet, sakrificat e tyre, me një këngë që edhe pse gjyshen sot nuk e kam, e kam adhuruar, dhe ia dedikoj edhe gjyshes sime në parajsë…”