Alarmi për drogën, ambasadori Lu takohet me presidentin Nishani

E publikuar: 03/11/2016 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Tiranë po zhvillon një takim me presidentin, Bujar Nishani. Takimi po mbahet në ambientet e Presidencës, por nuk ka ende një njoftim zyrtar për qëllimin e tij.

Takimi vjen dy ditë pas deklaratës së Nishanit për thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për situatën e kanabisit në vend.

Një ditë më parë kreu i shtetit njoftoi se do të mbledhë më 11 nëntor Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.

Ndërkohë që vetëm një ditë më parë, ambasadori Lu foli me tone të ashpra dhe me emra konkretë për politikanët e inkriminuar që janë larguar, duke theksuar se “po punojmë për arrestimin e peshqve të mëdhenj”./tch/