Alarmi i shkencëtarëve: Nëse iu kanë ardhur periodat para kësaj moshe, rrezikoni shumë!

E publikuar: 17/01/2018 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo duke e krahasuar me vajzat të cilat kanë qenë 13 vjeç ose në moshë më të madhe kur kanë pasur ciklin e parë menstrual.

Vajzat të cilat u kanë ardhur periodat herët janë gjithashtu më të rrezikuara që të kenë komplikacione gjatë shtatzënisë, të kalojnë më herët në menopauzë dhe të kryejnë histeroktomi (operacion për heqjen e mitrës) – të gjitha këto të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare, citohet shkencëtarët nga britanikja “Daily Mai”.

Studimi, i kryer nga Universiteti i Oksfordit, nuk ofron ndonjë shpjegim për këto gjetje. Megjithatë, shkencëtarët e shpjegojnë këtë me faktin që vajzat të cilat kalojnë në fazën e pubertetit që para moshës 13 vjeç janë dy herë më të rrezikuara që të pësojnë goditje në tru me kalimin e viteve duke qenë se humbasin më shumë gjak nga trupi. Si pasojë, edhe niveli i oksigjenit që shkon në tru është edhe më i vogël, duke shkaktuar vdekje të indeve dhe rritur rrezikun për goditje në tru, paralajmërojnë ekspertët.

Autorët e këtij studimi, të publikuar te revista “Heart”, sugjerojnë vajzat të cilat nuk kishin mbushur akoma 12 vjeç kur iu kanë ardhur periodat të bëjnë më shpesh kontrolle të zemrës.