Alarm nga shkencëtarët: Mos zbrisni nga rrëshqitëset me fëmijët tuaj në prehër

E publikuar: 19/09/2017 05:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpesh ata i vënë fëmijët në prehrin e tyre, duke i ruajtur që të mos lëndohen.

Mirëpo ata po i vënë në një rrezik fëmijët duke bërë kështu, pasi mund të pësojnë lëndime më lehtë.

Shkencëtarët amerikanë studiuan 352,698 raste të lëndimeve në rrëshqitëse në SHBA midis viteve 2002 dhe 2015.

Të vegjlit kishin shkallën më të lartë të lëndimeve dhe lloji më i zakonshëm i lëndimit ishte një thyerje, zakonisht që përfshinte këmbën e poshtme.

Më e habitshme ishte se shkencëtarët gjetën se të rriturit që mbanin fëmijë ishin kryesisht për tu fajësuar për lëndimet, raporton Birmingham Mail