Alarm bombe në ‘Turkish Airlines’, anulohet fluturimi

E publikuar: 30/03/2015 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fluturimi i Turkish Airlines, me destinacion Sao Paolon, ka bërë aterim emergjent në Casablanca, pas alarmit se në të gjendet një bombë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj kompanie.

Fluturimi TK15 është nisur nga Stambolli të hënën, ndërsa ka ateruar në qytetin Maroken pasi drejtuesit morën një shënim që në njërin nga tualetet e aeroplanit kishte bombë.

Pasagjerët janë evakuuar menjëherë nga aeroplani, raporton AFP.