Shell ka lansuar faqen zyrtare të Kosovës në Shell Global

E publikuar: 02/07/2018 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një pune të gjatë kompania “Shell International Limited” ka lansuar webfaqen zyrtare per Kosovë duke inkorporuar web faqen e Kosovës në web faqen e Shell Global .

www.kosovo.shell.com, është faqja zyrtare në internet, e cila tash e tutje mund të përdoret nga të gjithë konsumatoret tanë. Për inkuadrimin e Kosovës në webin e Shell, kanë punuar palodhshëm zyrtarët e kësaj korporate të madhe (SHELL), e cila tashmë është prezente në tregun e Kosovës me pikat e saj të shitjes dhe të gjitha produktet e saj.

Kjo e dëshmon më së miri seriozitetin e Brendit Shell dhe demanton, të gjithë skeptikët që kishin dyshime në ardhjen e SHELL-it në Kosovë.

Tani e tutje në web faqen tone do ti gjeni të gjitha risitë e fundit rreth ngjarjeve dhe ofertave , qe do të ofrojë më shumë informacione për konsumatorët tanë në Kosovë duke shtuar më shumë përmbajtje në seksionet relevante.

Ndërkohë Shell është e gatshme në cdo moment të plotësoj të gjithë kërkesat e qytetarëve që duan të dinë më shumë rreth produkteve të SHELL dhe kompanisë SHELL Licensee në Kosové.

https://www.kosovo.shell.com/rreth-nesh/events.html

https://www.kosovo.shell.com/media/shell-branding-in-kosovo.html