Al-Khelaifi: Nëse e dua Sanchezin, flas direkt me Wengerin

E publikuar: 05/08/2017 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka pranuar interesimin e tyre në sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Raportet e mediave kanë lidhur PSG-në me 28-vjeçarin kilian dhe pohojnë se janë zhvilluar takime të ndryshme dhe janë arritur edhe marrëveshje.

“Nëse unë e dua Alexis Sanchezin, do të flas direkt me Arsene Wengerin”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi.

“Ne kemi respekt për Arsenalin [dhe kemi] gjithashtu marrëdhënie të shkëlqyera”, përfundoi presidenti i PSG-së.