Akuzohet për marrëdhënie me nxënësin e saj, mësuesja bëhet hit në mediat e huaja

E publikuar: 21/03/2017 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një mësuese është akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj, por ajo që ka habitur njerëzit është se fotografitë e saj në polici janë bërë duke qeshur.

Sarah Fowlkes, 27 vjeçare është akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj 17 vjeçar.

Ajo është bërë hit në mediet e huaja për faktin se në fotografinë të cilën e ka bërë në stacionin policor, ka dalur duke qeshur dhe mjaft e gëzuar.

Fowkles, e martuar që nga viti 2003, në një moshë shumë të re, do të akuzohet për marrëdhënie me nxënës të mitur dhe disa akuza të tjera.