Akuzohej për ryshfet, Airbus gjobitet me 3.9 miliardë dollarë

E publikuar: 01/02/2020 09:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesi europian i avionëve Airbus SE ka marrë një gjobë prej 3.9 miliardë dollarë pasi akuzohej për ryshfet si dhe shkelje të kontrollit të eksportit të armëve.

Ishte Departamaneti amerikan i Drejtësisë që dhe këtë njoftim të premten për këtë gjobë që do të paguajë prodhuesi i avionëve te autoritetet në Shtetet e Bashkuara, Britani të Madhe dhe Francë.

Departamenti i Drejtësisë e përshkroi marrëveshjen si “zgjidhja më e madhe globale e ryshfeteve të huaja deri më tani”.

“Airbus u angazhua në një skemë shumëvjeçare dhe masive për të forcuar në mënyrë korruptive interesat e saj të biznesit duke paguar ryshfete në Kinë dhe vendet e tjera dhe duke i fshehur ato ryshfete,” tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Brian A. Benczkoëski i Divizionit Kriminal të Departamentit të Drejtësisë.

Si pjesë e marrëveshjes, Airbus do t’i paguajë afro 600 milionë dollarë autoriteteve amerikane, 2.29 miliardë dollarë autoriteteve në Francë dhe më shumë se 1 miliard dollarë Zyrës për Mashtrime të Rënda të Britanisë.