Akuzat e Veselit ndaj VV-së për punësime dhe mburrja e Kurtit në Prishtinë

E publikuar: 23/03/2018 19:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka reaguar kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili foli për punësime politike në borde të ndërmarrjeve publike e institucione tjera.

Veseli tha se është e vërtetë që ka pasur punësime nga të gjitha partitë politike. E në këtë pikë tha se hyn edhe Vetëvendosje.

Për këtë ai përmendi qindra punësime që janë bërë në Komunën e Prishtinës, dhe ato krejt nga aktivistë të Vetëvendosjes.

“Edhe te çështja e rekrutimi tek njerëzit që punësohen se keq është me fol, por as Vetëvendosja për aq sa as PDK-ja dhe as LDK-ja as AAK- dhe as Nisma nganjëherë, nuk janë imun ndaj këtij tundimi, shumë e keni përmend ‘Pronton’, nuk dua me bë shaka se janë dal edhe do tjetër me o-ja dhe m-ja. Ne kemi pas një realitet të punësimeve që kanë sjell rreth 350 vetave, krejt fanatik politik, auditori që t’i ka nxjerrë që kanë qenë të LVV-së”.

Kurti më pas reagoi, duke mos mohuar faktin e punësimeve të anëtarëve të Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, por tha se ata e kanë shkatërruar mafian e ndërtimit./insajderi/