Akuza të reja kundër Donald Trump për sulm seksual

E publikuar: 21/06/2019 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Revista e njohur amerikane, New York Magazine, ka publikuar të premten një artikull të gazetares dhe kolumnistes E Jean Carrol, e cila shkruan se para dy dekadave, në kohën kur Trump ishte drejtor i patundshmërive, e ka sulmuar atë seksualisht në dhomën e zhveshjes së dyqanit Bergdorf Goodman.

Në fund të vitit 1995 ose fillim të vitit 1996, Carrol tha se Trump e njohu atë në dyqanin Bergdof Goodman, i cili ndodhet në qendër të Manhattanit, ku sipas saj Trump i kishte kërkuar këshilla pasi që do të blente një dhuratë për një vajzë. Ajo tha se Trump kërkoi një palë rroba serioze për gra dhe e detyroi atë që t’i provonte ato.

Kur ata u afruan në dhomën e zhveshjes, ajo tha se Trump e shtyu atë në mur, e shtrëngoi shumë dhe “i dërgoi gishtërinjtë në pjesë private, u zhvesh dhe ai…” tha Correll e cila shkroi detaje të tjera të cilat mund t’i lexoni këtu.

Revista New York, konfirmoi se Carroll i kishte treguar dy shoqeve për këtë incident i cili kishte ndodhur. Njëra e këshilloi që të shkojë në polici dhe tjetra i tha që ta harrojë këtë sulm, duke e paralajmëruar se skuadra e tij legale do ta “varroste atë”.

Reagim ka pasur edhe nga Shtëpia e Bardhë, ku një zyrtar i tha revistës se “Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe jo reale, që kanë për qëllim ta bëjnë presidentin të duket i keq”.

Carroll është gruaja e 16-të e cila e akuzon Trumpin për sulm seksual.

E pyetur se pse ka pritur kaq gjatë, Carroll shkruan: “Marrja e kërcënimeve me vdekje, largimi nga shtëpia ime, torturimi, të qenurit e tërhequr në baltë, dhe më pas kur 15 gra kishin treguar, ato ishin mohuar, kërcënuar dhe sulmuar, dhe mua nuk më dukej e nevojshme. Jam qyqare”.