Akuza e Tabakut: Qeveria e Ramës ka fshehur 296 mln eurot e inceneratorit të Tiranës

23.10.2019 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Akuza e Tabakut: Qeveria e Ramës ka fshehur 296 mln eurot e inceneratorit të Tiranës

Jorida Tabaku, përfaqësuese e Partisë Demokratike, akuzon Qeverinë e kryeministrit Edi Rama se “ka manipuluar dhe fshehur vlerën reale prej 296 milionë euro të inceneratorit të Tiranës”.

Në një deklaratë nga selia blu, Tabaku theksoi se “KLSH ka zbuluar se në kontratën e miratuar, inceneratori i Tiranës me pronarë të fshehur në parajsa fiskale, ishte deklaruar 118 milionë euro më pak”.

“Me korrupsionin e tij, Edi Rama mban peng integrimin europian. Deri tani u ka paguar inceneratorëve fantazëm 44.3 milionë euro”, u shpreh ndër të tjera Tabaku.

Reagimi i plotë

Në 6 vjet, qeveria e Edi Ramës ka treguar se ka vetëm një prioritet: të vjedhë sa më shumë dhe pastaj të vjedhë sërish.

Edi Rama është kapur shumë herë me duart në xhepat e qytetarëve, duke vjedhur dhjetëra e qindra miliona euro, por kryevepra e tij e korrupsionit janë inceneratorët.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se qeveria e Edi Ramës ka manipuluar shifrat për kostot e PPP-ve, veçanërisht për inceneratorin e Tiranës. Për këtë incenerator shqiptarët nuk do të paguajnë 178 milionë euro, siç ishte deklaruar më parë në kontratë, por 118 milionë euro më shumë. Gjithsej 296 milionë euro për një koncesion, pronarët e vërtetë të cilit janë të fshehur në parajsa fiskale.

Siç tregohet në tabelën e programit buxhetor afatmesëm dhe në tabelën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për pagesat e inceneratorit të Tiranës, qeveria e ka fshehur me qëllim vlerën reale prej 296 milionë euro të kontratës, duke e kaluar mënyrë anti-ligjore këtë PPP korruptive.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon qartë se qeveria ka gënjyer për shifrat në kontratën e firmosur, pasi ajo po paguan 296 milionë euro ose 118 milionë euro më shumë sesa kishte deklaruar për koncesionin e inceneratorëve.

Akoma më i rëndë është fakti se këta inceneratorë, sipas kryeveprës së korrupsionit të Edi Ramës, paguhen miliona euro çdo vit, megjithëse nuk ekzistojnë.

Në dy vjet, qeveria e Edi Ramës ka bërë 44.3 milionë euro pagesa për inceneratorët fantazmë, një vjedhje ditën për diell e shqiptarëve.

Nga të dhënat e thesarit rezulton se pagesat e kryera deri tani për çdo incenerator janë si më poshtë:

Inceneratori i Tiranës 11,9 milion euro

Inceneratorin i Fierit 15,3 milion euro

Inceneratori i Elbasanit 17,1 milion euro

Kush kërkon gjurmët e korrupsionit të qeverisë Rama, kush kërkon arsyet e refuzimit të Bashkimit Europian për këtë qeveri mjafton të shohë koncesionin e Inceneratorëve

Refuzimi i BE-së është vulë korrupsioni për qeverinë e Edi Ramës. Prandaj, kjo qeveri e ka të pamundur të përmbushë 9 kushtet e Bundestagut, një prej të cilëve është lufta kundër korrupsionit, është nxjerrja para drejtësisë e zyrtarëve të lartë të korruptuar.

Çdo koncesion, çdo kontratë PPP-je është e lidhur ngushtë me vjedhjen publike që i bëhet pronës së qytetarëve, fondeve publike dhe pasurisë së tyre.

Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar vendin. Zgjedhjet e parakohshme, të lira e të ndershme, të çliruara nga Kampioni i Korrupsionit, Edi Rama!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Një person i vdekur gjendet në veri të Mitrovicës

Një person i vdekur gjendet në veri të Mitrovicës

Kroacia anulon pjesëmarrjen në Nobel

Kroacia anulon pjesëmarrjen në Nobel

Për arsye të vjedhjës së 40 mijë eurove arrestohen dy persona në Prishtinë

Për arsye të vjedhjës së 40 mijë eurove arrestohen dy persona në Prishtinë

Në mes të VV’ës dhe LDK’ës,  bisedimet për koalicion “në udhëkryq”

Në mes të VV’ës dhe LDK’ës, bisedimet për koalicion “në udhëkryq”

Merr fund ‘miqësia’ mes Fifit dhe Enedës!

Merr fund ‘miqësia’ mes Fifit dhe Enedës!

Të akuzuarit E.K nuk i bën përshtypje gjykimi ndaj tij, më i rëndësishëm meçi Joshua dhe Ruiz

Të akuzuarit E.K nuk i bën përshtypje gjykimi ndaj tij, më i rëndësishëm meçi Joshua dhe Ruiz

Në prezencë të Edi Ramës, Erdogan kërkon të bashkohen muslimanët në një ‘front’ kundër Perëndimit

Në prezencë të Edi Ramës, Erdogan kërkon të bashkohen muslimanët në një ‘front’ kundër Perëndimit

“Washington Post”: Mashtruan për 18 vjet në lidhje me luftën në Afganistan, zyrtarët amerikanë

“Washington Post”: Mashtruan për 18 vjet në lidhje me luftën në Afganistan, zyrtarët amerikanë

Autostradat e Kosovës me pagesë, ja kur do të fillohet me tarifa

Autostradat e Kosovës me pagesë, ja kur do të fillohet me tarifa

Përjashtohet nga puna mësuesi, u tha nxënësve se nuk ekziston babadimri

Përjashtohet nga puna mësuesi, u tha nxënësve se nuk ekziston babadimri

“Kryeministrja më e re në botë”, ajo është edhe një grua e përkushtuar ndaj familjes

“Kryeministrja më e re në botë”, ajo është edhe një grua e përkushtuar ndaj familjes

Në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, aksident i rënd lëndohen katër persona

Në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, aksident i rënd lëndohen katër persona

Indianët zvulojnë recetën për shërimin e reumës

Indianët zvulojnë recetën për shërimin e reumës

Për zhvillimin e prodhimit të baterive për automjete BE ndan 3.2 miliardë euro

Për zhvillimin e prodhimit të baterive për automjete BE ndan 3.2 miliardë euro

Ruiz: Stafi nuk më ka stërvitur si kampion

Ruiz: Stafi nuk më ka stërvitur si kampion

Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Gjermanisë, do të bisedoj edhe për koalicionin e LDK’së me Lëvizjen Vetëvendosje

Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Gjermanisë, do të bisedoj edhe për koalicionin e LDK’së me Lëvizjen Vetëvendosje