Aktrimi i mërzisë!

09.01.2017 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Aktrimi i mërzisë!

Nga Kimete Berisha
Janë nxeh shqiptarët e Shqipërisë, s’ju ka mbet tjetër të thonë, veç po pres që sot të dalin me një qëndrim të fundit se nëse nuk lirohet Ramushi do të fillojë Lufta e Tretë Botërore.

Namin e zi e kanë bërë sot me një videomontazh edhe “Anonymous Albania”, të cilët e kanë urdhëruar Francën (në gjuhën angleze), që ta lirojë Ramushin, se përndryshe “mos pyet…kur ta hakojnë Francën”.

Për mua, personalisht, është e pakapshme (dhe, gati realizëm magjik) se si është e mundur të ndodh që të përkrahin shqiptarët e Shqipërisë, gratis.

E paspjegueshme për mua mbetet po ashtu se pse po ndodh që më shumë janë “mërzitur” për Ramushin shqiptarët e Shqipërisë sesa ne të Kosovës.

Ndërkohë, ata s’janë budallenj të bëjnë gjeste me “mërzinë” e tyre, se gjuha prej tuli, fol sa të duash, nëse mërzinë nuk e shoqëron me veprime.

Për shembull, Kryeministri Edi Rama ka mundur të bëhet budalla e t’i telefonojë kryeministrit serb e t’i ankohet për këtë punë, apo ta thërras në takim ambasadorin francez në Tiranë, sa për “fotografi”…

Po, jo, askush s’është aq budalla sa të prishet me Francën, për Ramushin!

Ndoshta fati im ‘i zi’ ka dashur të shoqërohem me njerëz negativ, a s’di pse, ama, unë ende nuk e takova një njeri që mërzitet për arrestimin e Ramushit. Përkundrazi (dilni pyesni), qytetarët e thjeshtë presin dhe shpresojnë se pas tij do të “ecin” të gjithë me rend…!

Çka e ka shkaktuar neverinë qytetare ndaj çlirimtarëve, nuk e di, ama se mërzia për Ramushin po aktrohet nga portalet, tregon ky fakt: Për tri ditë, Peticionin online për lirimin e Ramush Haradinajt e kanë nënshkruar vetëm 3000 veta (që do të thotë, as anëtarësia e ngushtë e AAK-së).

Ky është realiteti.
Kjo është mërzia jonë.
Si edhe dashuria.
Fjalë, dhe vetëm fjalë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Trebeshinën historia duhet ta regjistrojë si disident, jo si shkrimtar

Trebeshinën historia duhet ta regjistrojë si disident, jo si shkrimtar

Humori i zi për politikën e zezë

Humori i zi për politikën e zezë

Një gjest në Bruksel, që nuk ndihmon!

Një gjest në Bruksel, që nuk ndihmon!

Dy fjalë për studentin i Stanfordit dhe lidershipin e Lutfi Hazirit

Dy fjalë për studentin i Stanfordit dhe lidershipin e Lutfi Hazirit

Urgjenca morale për shëndetin mendor

Urgjenca morale për shëndetin mendor

Demokracia përtej shtetit sovran

Demokracia përtej shtetit sovran

Gjermania e re e Angela Merkelit

Gjermania e re e Angela Merkelit

Gjykata Speciale: Ndërmjet mosbesimit e viktimizimit

Gjykata Speciale: Ndërmjet mosbesimit e viktimizimit

Shtatë “gabimet” e kryeprokurorit Lumezi

Shtatë “gabimet” e kryeprokurorit Lumezi

Si t'i luftojmë demagogët populistë

Si t'i luftojmë demagogët populistë

Edhe një rrëfim (fiktiv) për Zoran Vukotiqin

Edhe një rrëfim (fiktiv) për Zoran Vukotiqin

Fashizmi i Vetonit dhe "raca drenicake"

Fashizmi i Vetonit dhe "raca drenicake"

Historia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas meje

Historia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas meje

Vdekja e partisë

Vdekja e partisë

Enveri, Edi dhe Top Channel!

Enveri, Edi dhe Top Channel!

Reflektime nga renia e Murit të Berlinit

Reflektime nga renia e Murit të Berlinit