Aktorja Tinka Kurti feston 85 vjetorin, ja urimet speciale që shkojnë për të

E publikuar: 17/12/2017 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktorja Tinka Kurti u ka dhënë jetë shumë personazheve në film e teatër duke u shndëruar kështu në një prej artisteve më të vyera shqiptare.

Në këtë 85 vjetor Ministria Kumbaro ka bërë një urim special.

‘Festa jote, eshte festa e Skenes Shqiptare! 85 vjet me gezimin ne sy dhe batuten shkodrane ne goje, quhet Tinka Kurti!Faleminderit qe je’ ka shkruar Kumbaro.

Gjithashtu dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati përmes një statusi në facebook ka uruar aktoren e madhe Tinka Kurti, për 85 vjetorin e lindjes.

“E lindur si sot më 1932 Tinka Kurti në një moshë të re do të shndërrohej si “zoja e randë” e teatrit dhe kinemasë shqiptare. Me një talent të lindur dhe rebele ndaj normave shtrënguese të kohës, ajo ka lidhur përgjithmonë emrin e saj me teatrin në #Shkodër dhe artin në #Shqipëri. ”- shkruan Bushati. /Gazeta Express/