Aktorja e njohur turke la të dashurin për t’u lidhur me shokun e tij të ngushtë

E publikuar: 19/10/2017 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hande Ercel është një ndër aktoret më të suksesshme turke dhe kjo ka bërë që shkruhet vazhdimisht për jetën private të saj.

Së fundi, ajo ka pushtuar ballinat e mediave rozë turke rreth historisë së re të dashurisë me shokun e ngushtë të ish të dashurit, Ekin Mert Daymaz, me të cilin ishte në lidhje disavjeçare.

Bëhet fjalë për afaristin e Mehmet Dincer , i cili është një ndër emrat më të spikatur të biznesit në Turqi.
Gjithashtu është edhe CEO për këtë shtet i një prej markave më të njohura në botë të kafesë, “Gloria Jeans Coffe”.

Në prononcimin e parë për median pas publikimit të lajmeve, ajo tha se “jemi shumë të lumtur, Kemi një marrëdhënie që shkon shumë mbarë. Jemi shumë të zënë me punë, por së shpejti do të na shikoni edhe bashkë”.

Ndryshe, Ercel njihet në Shqipëri si “Hajat” e serialit “Ask Laftan Anlamaz” ndërsa aktualisht luan përkrah Tolgahan Sayisman (bashkëshortit të Almeda Abazit) në serialin “Perla e Zezë”.

Erceli do ta shohim edhe në projekte të reja filmike dhe në teatrot e njohura në shtetin turk. /Telegrafi/