Aktorja e njohur e tmerruar në makinë qan për nënën

E publikuar: 20/09/2017 03:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për aktoren Eiza Gonzalez. Ajo ka qenë pjesë e telenovelave latine dhe tani është pjesë e Hollywood.-shkruan Express. 

Në një video të postuar në rrjetet sociale ajo ka kërkuar ndihmë për nënën e saj dhe për të gjithë njerëzit që gjenden në Meksikë. Katastrofat natyrore nuk kanë fund këtë periudhë për Amerikën e Veriut dhe Jugun e saj. 

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka goditur Meksikën. Gjithë qytetarët janë në panik. Aktorja e njohur ndryshe si ‘Niki’ tek telenovela ‘Dashuri të vërteta’ , kërkon ndihmë e alarmuar dhe me lotë në sy për të gjithë ata që gjenden afër rrezikut përfshi dhe nënën e saj. 

Menjëherë pas publikimit të videos ne rrjetet sociale ajo u fshi nga profili i aktores  /Gazeta Express/