Aktorja e ‘Hollywood’-it e mahnitur me performancën e Ava Max

E publikuar: 12/04/2019 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ava Max është shqiptarja tjetër që po ngritet në shkallët e suksesit çdo ditë.

Ava Max së fundi ishte e ftuar në emisionin e njohur “Ellen DeGeneres Show”, shkruan lajmi.net.

Shqiptarja ka dhënë performancë magjike në skenën e “Ellen Show”, ku këndoi hitin e saj “Sweet But Psycho”.

Pas performancës së Ava Max, aktorja e njohur hollywood-iane, Mila Kunis i ka dhuruar asaj një përqafim, pasi mbeti e mahnitur me paraqitjen e saj.

Për ndryshe, projekti “Sweet But Psycho” deri tani ka marrë mbi 257 milionë klikime në kanalin YouTube.