Aktori i ‘Portokallisë’ flet për ‘Kingat’: Ne urrejmë, ju qeshni… (Foto)

E publikuar: 11/09/2017 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori i njohur i ‘Portokallisë ka kushtuar një postim që preku zemrat e të gjithëve për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Në dedikimin ndaj tyre aktori Marhin Orhanasi ka shkruar se ata janë një sprovë e Zotit për njerëzimit që e quajnë veten normalë, por që kanë kufizime pafund.

‘Duke u inspiruar prej nje mikut tim, Elton Myftiu po perpiqem te bej nje status modest per te gjithe ata femije qe ne i cilesojme me aftesi te kufizuara. #tekufizuarjemine. JU KING-A , NESER DUHET TE JENI NE CDO BANKE SHKOLLE SE JU JENI NE. JENI ME SHUME. Ju zemrat e mia jeni po aq te mire sa cilido prej nesh. Me te mire madje. Ju KING-ët e prinderve tuaj, por edhe te mite e cilitdo prej nesh. Ju KING-ë qe Zoti ju solli per sprove tek ne, jeni ata qe e meritoni dashurine deri ne molekulen e fundit. Ju KING-ë nuk e dini se ne qe na genjen mendja se kemi aftesi, jemi me shume per te ardhur keq. Ne jemi te paafte. Ne genjejme veten, te tjeret here pas here per hicgje. Ju KING-ë thoni vec te verteten me gjithe qenien tuaj. Ne urrejme. Ju KING-ë qeshni. Ne zhytemi ne pisllekun e mendjes tone shpeshhere te erret. Ju nuk ju intereson. Doni vec te jeni gjalle mes nesh, si ne. Ne pergojojme. Ju KING-ë do donit te thonit: Te dua. Ju qeshni KING-ë. Ne jo. Bejme sikur qeshim. Shtiremi shpeshhere. Ne kemi aftesi por kufizojme veten. Jemi te paafte megjithese kemi gjithcka. Ju KING-ë shihni ne sy. Shume prej nesh jo. Ne vrasim enderrat tona perdite e krijojme realitet te shemtuar. Ju KING-ë, besoj fort, keni enderra. Ju KING-ë kenaqeni me ate qe keni. JU KING-ë jeni MBRETËR TE VETES. Ne sherbetore te te tjereve, sendeve e gjerave shume te pavlera. Ju KING-ë jeni ne erresire e kerkoni driten. Ne jemi ne drite e kerkojme erresire. JU KINGË JENI FEMIJE DERI NE FUND, TE PASTER, TE PAPREKUR E TE MREKULLUESHEM. Ne nuk ju kuptojme, perpiqemi, por nje gje e di mire. Shpesh do doja te isha si ju. Te mos kuptoja asgje e te isha ne boten tuaj. Se ju e keni. Ndoshta shume me te mrekullueshme se e jona. JU DONI TE BEHENI SI NE. POR NE FAKT NE DUHET TE ISHIM SI JU. Zoti ju ka premtuar vend ne Parajse dhe une kete e besoj. Ne qe kemi shume mend se dime vendin tone…JU KING-ët e Zotit.

Mos e ker

koni heroin verdalle. Heronj jane ata prinder qe u ka rene per kismet te kene te tille femije. Heronj jane ata qe kontribuojne per rehabilitimin e kesaj kategorie.

MESAZH NE MBESHTETJE TE CDO PROJEKTI PER REHABILITIMIN E KUJTDO ME AFTESI TE KUFIZUARA.’-shkruan ai në dedikimin e tij ndaj këtyre krijesave.