Aktori i njohur rreh të dashurën nën ndikimin e alkoolit

E publikuar: 19/09/2017 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hewitt, 21 vjeçare, ngriti një padi civile kundër yllit Shooter , 43 vjeç, duke pretenduar se ai ishte i dhunshëm pasi dy kishin një konflikt më 3 korrik të këtij viti.

Në dokumentet e gjykatës të marra nga PEOPLE, modelja tregon se ajo shkoi në shtëpinë e Phillippe me një mik për të paketuar gjërat e saj në orët e hershme të 4 korrikut  dhe pasoi një grindje fizike.

Megjithatë, një burim i afërt me aktorin i tregon PEOPLE, ” Ryan nuk vuri dorën mbi të. Ai dëshiron ta pastrojë gjithë këtë dhe ai do ta bëj këtë. “

Elsie Hewitt publikoi një numër fotografish të mavijosjeve që ajo pretendon se ishte nga Ryan Phillippe duke hedhur poshtë shkallëve.

“Phillippe gjithnjë e më shumë i ka kombinuar këto barna me konsum të tepruar të alkoolit dhe shpesh ka shfaqur simptomat e abuzimit të drogës dhe alkoolit, përfshirë ndryshimet e disponimit dhe periudhat e zemërimit”, thotë një burim.

Por një burim i afërt me aktorin thotë se ishte modelja ajo e cila ishte nën ndikimin.

“Elsie iu paraqit shtëpisë së Rjanit pa dashje dhe nën ndikimin disa ditë pasi u nda me të,” thotë burimi. “Ajo sulmoi fizikisht Ryan, shkaktoi një skenë dhe refuzoi të largohej nga shtëpia e tij. Ndërsa ajo u largua, ajo pretendon se ra  nga shkallët dhe u plagos”, ka thënë ky burim.

Një zëdhënës i LAPD-it konfirmoi për PEOPLE se oficerët bënë një raport në sulmin e dyshuar dhe i dhanë Hewitt një urdhër mbrojtje emergjente. Urdhri përfundoi më 12 korrik./Gazeta Express/