Aktori i larguar nga “Portokalli” ndjen mall për ditët në spektaklin e humorit!

E publikuar: 20/03/2018 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme aktori Erand Sojli ka qenë i ftuar në “Pasdite në Top Channel” ku ndër të tjera është shprehur edhe për kohën kur ai ka qenë në “Portokalli”, ndonëse aktualisht ai ndodhet në Amerikë. 

“Vazhdoj ta ndjek ‘Portokallinë’. Në Amerikë i bie të transmetohet në orar dreke. Mbaj mend kur më zgjodhën Agron Llakaj dhe Altin Basha. Unë nuk i shikoja dot ata që po më dëgjonin, por vetëm dëgjoja të qeshurën e Agron Llakajt”, -është shprehur Sojli./Gazeta Express/