Aktorët njëzëri: Olta Gixhari e mbivlerësuar!

E publikuar: 13/01/2018 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luana ka vendosur në siklet Delinda Zhupën, aktoren e spektaklit të humorit Portokalli e cila ishte përballë aktorit Genti Hazizi. 

Të pyetur për rolet, filmat apo teatrot ku ata kanë qenë aktorë dhe nuk u ka pëlqyer vetja, ata nuk kanë denjuar të përgjigjen drejt për drejt. 

Genti flet për një rol në një film me metrazh të shkurtër të cilit nuk ia mban mend as emrin, ndërsa Delinda flet për një rol kryesor në një teatër të titulluar “Testamenti i Ri.” “Genti duhet të rregullojë artikulimin që u bën fjalëve.” – tha Delinda e pyetur se çfarë duhet të rregullojë Genti si aktor. Ndërsa Genti mendon se Delinda ndonjë herë luan më shumë se sa duhet dhe shpesh bërtet shumë.

Por pyetja më sikletuese ishte ajo se kush personazh është më i vlerësuar se sa duhet. E çuditshme ishte se të dy pjesëmarrësit, si Delinda si dhe Genti, edhe pse miq me të, u shprehen se ky personazh është Olta Gixhari. Mbetemi në pritje nëse Olta ka diçka për të thënë për këtë çështje./Revista Class/