Aktivitet paranormal, në shtëpinë që dikur ishte spital (Video)

E publikuar: 17/12/2017 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stephen Lee nga Kent i Anglisë, pretendon se në shtëpinë e tij ndodhi një aktivitet paranormal dhe se ka fakte për ta dëshmuar rastin.

Pamjet që kanë marrë kamerat, tregojnë një hije me formë të padefinuar, që hyn nga dera dhe lëviz nëpër dhomë, transmeton Telegrafi.

“Po banojmë me dikë të paftuar, nuk e di çfarë është dhe nuk na ka bërë asgjë. Thjeshtë nuk po ndihem mirë për familjen time”, ka thënë Lee.

Meqenëse objekti i banimit dikur ishte spital, ai beson se po vizitohet nga fantazma e ndonjërit prej pacientëve që është ndarë nga jeta në ato hapësira. /Telegrafi/