Aktivisti braktis Vetëvendosjen, shkon tek LDK

E publikuar: 17/10/2017 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-aktivisti i Lëizjes Vetëvendosje Ilir Bilalli, në Kamenicë është larguar nga ky subjekt politik, për t’iu bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kamenicë.

Ilir Bilalli në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku shpjegoi largimin vjen si rezultat i shumë pakënaqësive të krijuara në vazhdimësi, si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal, por sipas tij, vitin e fundit këto pakënaqësi kanë qenë të patolerueshme në lidhje me kandidimin e kandidatit nga qendra, pa vullnetin e degës në Kamenicë.

“Duke vlersuar veprimtarin e partive politike ne Kamenice, duke vlersuar seriozitetin e tyre ne kandidatura per kryetar komune te disave apsolut jo serioze, sa me shum qe futesha ne aktivitetet e vv te cilat nuk ishin aspak si duken ne opinjon, vendimet nuk mireshin ne menyr transparente siq paraqiten, demokracia e mbrendshme asolut nuk perputhet me ate qe shfaqet ne opinjon, mohimi i vullnetit te qytetarve dhe aktivisteve te denje te vv per kandidaturen e nje personaliteti nga komuna jone per kryetar komune ne kamenice, sjellja ne menyr arbitrare e Qendron Kastratit nga Matiqani per tna sunduar ne Kamenice une kam humb besimin se vv eshte parti serioze per te udheheqe me komunen e Kamenices”, transmeton Infosot.com.

“Eshte bindje imja personale e cila vjen si rezultat i punes seriozitetit aftesis dhe pervojes qe ka shafaqe deri me tani kandidati i LDK ne Kamenice, Prof Shaip Surdulli”, ka thënë Bilalli.

Qe nga sote nuk do te jem vote per Qendron Kastratine une dhe familja ime e rrethi ime, do te angazhohem pa asnje kusht dhe me deshiren e besimin qe Kryetar i ardheshem i Kamenices do te jete Shaip Surdulli.
Me respekt Ilir Bilalli.