Përfundon aksioni i Vetëvendosjes në Mitrovicë

E publikuar: 26/08/2016 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(I plotësuar)-Ka përfunduar aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje për vendosjen e një panoje me mbishkrimin “Veriu nuk ndahet, Perëndimi nuk falet”.

Me këtë rast është arrestuar një qytetar dhe një tjetër është alivanosur nga ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Ndërsa gjatë këtij aksioni janë thyer xhamat e një veture të policisë pas aksionit të sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

Qëllimi i këtij aksioni ishte vendosja e një panoje pranë shtëpisë së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, në të cilën shkruante “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet!”.

…………………..

Aksioni i VV-së: Një i arrestuar, një tjetër i alivanosur

Një qytetar është arrestuar në përfundim të aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje, për të vendosur një pano në afërsi të shtëpisë së kryekuvendarit Kadri Veseli.

Po ashtu një tjetër është alivanosur dhe është duke marrë ndihmë mjekësore, ndërsa të dy këto zhvillime kanë rrjedhur pas sulmit që i është bërë një veture të Policisë së Kosovës.

Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur me policinë në afërsi të Stacionit Autobusëve në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Deri tek përleshja erdhi pasi ata tentuan të shkojnë tek shtëpia e familjes së kryekuvendarit Kadri Veseli.

Kjo ndodhi gjatë një aksioni që Vetëvendosje ka ndërmarrë në Mitrovicë.

Sipas aktivistëve, të kësaj lëvizjeje qëllimi i shkuarjes tek shtëpia e Veselit është vendosja e një panoje atje.