Aktgjykim lirues për tre dashnorët policë që dyshoheshin që çuan në vetëvrasje kolegen e tyre

E publikuar: 29/03/2019 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Deçan –  Departamenti i Përgjithshëm ka shpallë aktgjykim lirues ndaj të pandehurve B.B, F.G dhe A.T, për shkak se nuk u provua se të njëjtit e kishin kryer veprën penale për të cilën akuzohen.

Një histori dashurie e një policeje, me tre kolegë të saj, të martuar, ka përfunduar me vetëvrasje. Ngjarja kishte ndodhur në gusht të vitit 2014. Pashke Bekaj u gjet e vrarë me një plumb në kokë. Dashnorët e saj, tre policët Besim Boja, Fatmir Gashi dhe Ardian Toplana akuzoheshin se nxiten që ish-dashura e tyre t’ia shkrepë vetes plumbin me armen e saj.

Por, sot gjykata vendosi që i pandehuri B.B, u lirua nga aktakuza për shkak se që nga viti 2009 e tutje, shtytë  personin tjetër  për të bërë vetëvrasje, në atë mënyrë që i  pandehuri gjatë lidhjes që e ka pasur me kolegen e tij ish policen tani të ndjerë, ka malltretuar fizikisht të njëjtën duke e rrahur dhe frikësuar, duke i  premtuar se do të martohet me të,  ku në një rast  deri sa e  dëmtuara  ishte  duke shtuar në shtëpinë e saj ndalohet nga këtu i pandehuri i cili ishte me automjetin e tij, i afrohet tani ta ndjerës dhe e godet me grusht nëgjoks, ashtu që tanie ndjera sipasojë e veprimeve tëtë pandehurit kishte përforcuar vendimin dhe në  shtëpinë e  saj vetëvritet me armën zyrtare,me çka i pandehuri u akuzua përvepër penaleshtytje në vetëvrasjedhe ndihmë në vetëvrasje.

I pandehuri F.G, u lirua nga aktakuza për shkak se që nga viti 2009 e tutje, shtytë personin tjetër  për të bërë vetëvrasje, në atë mënyrë që i pandehuri gjatë lidhjes që ka pasur me kolegen e tij ish  policen – tani të ndjerë, ka malltretuarpsiqikisht dhe fizikisht të njëjtën duke e rrahur, frikësuar, me ç’rast fillimisht i ka kërkuar që të kenë marrëdhënie seksuale edhe pse e  ka ditur se tanie ndjera është në lidhje me kolegun e tij, ku pasi e njëjta  e kishte refuzuar, i pandehuri  shkon deri tek shtëpia e saj duke shtënë me armë afër dritares së shtëpisë, duke e thirrë në telefon, duke e gjuajtur me gurë në dritare, ndërsa e sulmon fizikisht në stacionin policorë, me ç’rast e njëjta jashtë vullnetit të sajdetyrohet që të kryej marrëdhënie seksuale me të pandehurin, ashtu që tani e ndjera si pasojë e veprimeve të të pandehurit përforcon vendimin dhe në shtëpinë e saj vetëvritet me armën zyrtare, me çka i pandehuri F.G u akuzua për vepër penale shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje.

I pandehuri A.T, u lirua nga aktakuza për shkak seqë nga viti 2014 e tutje shtytë personin tjetër për të bërëvetëvrasje, në atë mënyrë që i pandehuri pasi që më parë kishte ndërprerë  lidhjen me tani te ndjerën, i njëjti kishte filluar të kërkoi nga e njëjta që të rifilloi lidhjen e tyre, po ashtu e ka penguar të ndjerën në martesë, si dhe merr telefonin personal duke u lajmëruar në thirrjet që ja kanë bërë të tjerët, ashtu që e njëjta si pasojë e veprimeve tëtë pandehurit përforcon vendimin dhe në shtëpinë e saj vetëvritet me armën zyrtare, me çka i pandehuri kishte për të kryerveprën penale shtytje ne vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e marrjes. Ankesa i dërgohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes kësaj Gjykate. /Lajmi.net/