Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe mbikëqyrje të pandërgjegjshme

27.05.2019 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe mbikëqyrje të pandërgjegjshme

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, sot, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve M.A., për shkak të veprës penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’ dhe të pandehurit V.T., për veprën penale ‘’Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 7 mars 2019, rreth orës 14:05 minuta, në rrugën ‘’Idriz Seferi” në Gjilan, i pandehuri  M.A., ka shkaktuar aksident komunikacioni, në atë mënyrë që nga pakujdesia, duke drejtuar automjetin për transport – kamionin, e markës Scania, pronë e “VEV GROUP” Sh.p.k. – Prishtinë, ka humbë kontrollin mbi drejtimin e automjetit  dhe si pasojë  e gjendjes paraprake jo të rregullt të sistemit të frenimit si tërësi, nuk ka arritur të frenojë, ku edhe iu është pamundësuar ndërrimi i shpejtësive për shkak të mos funksionimit të friksionit.

Me këtë rast, i njëjti për të shmangur përplasjen me automjetet që lëviznin para tij, kalon dhe shfrytëzon shiritin e kahjes së kundërt, mirëpo pasi rruga ishteteposhtëze, fillon t’i rritet shpejtësia e lëvizjes dhe me të arritur afër hyrjes së Stacionit të Autobusëve, fillimisht e godet një automjet, i cili ishte duke lëvizur në të njejtin drejtim, ndërsa afër daljes së Stacionit të Autobusëve, e godet mbrapa një automjet tjetër, që lëvizte para tij, të cilin e shtyen deri te vendkalimi për këmbësorë në trotuar, afër furrës “Çoçaj” dhe me këtë rast i godet 3 (tre) këmbësorë,  të cilët ishin duke ecur nëpër trotuar, në mesin e tyre edhe i ndjeri Q.Ç.

Pastaj ka vazhduar në të njejtin drejtim duke goditur edhe automjete tjera, me ç’rast në fund godet një traktor, i cili ishte kyqur në rreth-rrotullim, duke përfunduar në trotuar, përballë hotelit ‘’Kristal’’.

Si pasojë e këtij aksidenti, përvec dëmeve të mëdha materiale, lëndime të lehta trupore kanë pësuar 17 (shtatëmbëdhjetë) persona, lëndime të rënda trupore 4 (katër) persona, ndërsa lëndime të natyrës vdekjeprurëse u shkaktohen të ndjerëve Q.Ç. dhe F.I.

Në këtë mënyrë, i pandehuri M.A., ka kryer veprën penale, ‘’Rrezikim i trafikut publik’’ nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin  6 dhe  1 të  KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri V.T., si person përgjegjës i kompanisë “VEV GROUP” Sh.p.k. – Prishtinë, ka qenë i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund të shkaktohet si rezultat i veprimit apo mosveprimit të tij, mirëpo nga neglizhenca për mbikëqyrje të detyruar, ka lejuar vozitësin e tij, tani të pandehurin M.A., që të dalë në qarkullim – rrugë publike regjionale, për të kryer punë për kompaninë, me automjet transportues, i cili ka qenë i paregjistruar dhe teknikisht i parregulluar, me ç’rast si pasojë e këtyre lëshimeve, është shkaktuar aksident trafiku.

Me këto veprime, i pandehuri V.T., ka kryer veprën penale, ‘’Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik’’ nga neni 373 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 3, 2 dhe 1  të KPRK-së./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë