Aktakuzë për marrje të ryshfetit

E publikuar: 23/01/2017 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit M.B., për shkak se ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit.

Sipas aktakuzës, më datë 22 shtator 2016, në Kafiterinë “Sach” e cila gjendet në Bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, i pandehuri M.B., në cilësi të personit zyrtar në pozitën e Kryeinspektorit të Regjionit të Prishtinës pranë Inspektoriatit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga dëshmitari L.Z., kontabilist në Kompaninë “All Zone”, ka kërkuar përfitim material për vete, shumën prej dhjetëmijë 10.000 €, në mënyrë që kompania mos të ndëshkohet për shkak të (4) punëtorëve të huaj të cilëve iu kishte skaduar afati i kontratave të punës.

“Po ashtu, i pandehuri i kishe thënë se duhet të ndëshkohet me gjobë prej nëntëdhjetëmijë 90.00 euro për secilin prej tyre, edhe pse këtë shkelje të ligjit i pandehuri si kryeinspektor në inspekcionin prej tre (3) anëtarësh nuk e ka konstatuar gjatë inspektimit, të kryer atë në të njëjtën ditë në kompaninë e lartcekur”.

“Në aktakuzë, thuhet se dëshmitari rastin e ka paraqitur në polici, dhe të nesërmen,  me datë  23 shtator 2016, me zbatimin e masave të fshehta i pandehuri është zënë në flagrancë, pasi që nga dëshmitari L. Z., në kafiterinë e njëjtë rreth orës 16:00, i ka marrë të hollat në shumën e kërkuar, por të shënuara paraprakisht nga ana e Policisë”, bën të ditur kjo prokurori./infosot