Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Fatmir Limaj, për veprën penale “Krimi i Luftës kundër popullatës civile”.
Sipas aktakuzës, rasti ka të bëj me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët me datë 02 nëntor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.
Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se, si pjesëtar i UCK-ës dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarr masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.