Aktakuzë ndaj zyrtarit policor në Dragash

E publikuar: 31/07/2017 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të dyshuarit E.S., për veprën penale “keqpërdorimi të pozitës apo autoritetit zyrtar

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.S., në cilësinë e personit zyrtar – autoritetit komandues në Stacionin Policor në Dragash, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare , nuk e përmbush detyrën zyrtare të tij me qëllim që të përfitojë dobi personi tjetër.

I pandehuri më 1 qershor të këtij vitit rreth orës 11:00 në fshatin Brodosan – Komuna e Dragashit, duke udhëheqë patrullën policore në përbërje prej 9 zyrtarëve policor me mision zbatimin e urdhër-arrestit të Gjykatës Themelore në Prizren të datës 2 mars për dërgim në vuajtje të dënimit me burg të gjykuarin M.Q., me të njëjtin e bisedon çështjen e arrestimit të tij.

“Kur i gjykuari hyn në shtëpi të tij me pretekst që të përgatitet, përfiton nga rasti për tu fshehur e pastaj në funksion të arrestimit të tij nuk e urdhëron patrullën për ta bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse, përkundrazi pa lënë patrullë për ta vëzhguar shtëpinë e të gjykuarit, e urdhëron ekipin policor për të u larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton Prokuroria e Prizrenit.