​ Aktakuzë ndaj tre të pandehurve për veprat penale “Marrje ryshfeti”dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”

21.02.2020 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​                                                              Aktakuzë ndaj tre të pandehurve për veprat penale “Marrje ryshfeti”dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, G.G. dhe B.Th., për veprën penale “Marrje ryshfeti” ,neni 421, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të KPRK-së, si dhe kundër të pandehurit M.K., për veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale”, nga neni 387, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, të pandehurit G.G dhe B.Th., me datë 2 dhjetor të vitit 2019, rreth orës 15:25, në Pejë, si persona zyrtar, Teknik për kontrollin e humbjeve në kompaninë “KEDS”, dega në Pejë, pas marrëveshjes paraprake mes tyre, duke mos vepruar sipas detyrave zyrtare, me qëllim të përfitimit, të njëjtit në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe pranuar shumën prej dyqind (200) euro nga i dëmtuari, të pandehurit pasi i marrin të hollat ndalohen dhe arrestohen nga Policia e Kosovës.

Kurse, i pandehuri M.K., me datë 3 dhjetor të vitit 2019, si avokat i të pandehurit B.Th., kishte kanosur dhe ofruar dhurata me qellim që ta nxisë të dëmtuarin që i njëjti t’a ndryshojë deklaratën e dhënë në Policinë e Kosovës dhe të deklarohet rrejshëm në Prokurori dhe Gjykatë, kinse i pandehuri B.TH nuk ka të bëjë me veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë.

Po ashtu, prokurori i çështjes, krahas dënimit kryesor i ka propozuar Gjykatës që të pandehurve t’u shqiptohet dënimi plotësues.

Për dy të pandehurit, G.G dhe B.TH., ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik, kurse për të pandehurin M.K., ndalimin e ushtrimit të profesionit./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lajmi i fundit: 19 raste të reja me Covid-19, janë testuar 259 persona

Lajmi i fundit: 19 raste të reja me Covid-19, janë testuar 259 persona

Infektologu jep lajmin: Shërohen nga coronavirusi infermierja 62 vjeçare dhe 77 vjeçari nga Vitia

Infektologu jep lajmin: Shërohen nga coronavirusi infermierja 62 vjeçare dhe 77 vjeçari nga Vitia

Haziri: Nuk pres ndihmë nga qeveria

Haziri: Nuk pres ndihmë nga qeveria

Përfundon bllokada në Wuhan

Përfundon bllokada në Wuhan

Infektologu Valbon Krasniqi: Çdo rast me COVID-19 pas datës 20 mars është për shkak të pakujdesisë sonë

Infektologu Valbon Krasniqi: Çdo rast me COVID-19 pas datës 20 mars është për shkak të pakujdesisë sonë

Konjufca: Do ta dërgojmë presidentin në Gjykatën Kushtetuese

Konjufca: Do ta dërgojmë presidentin në Gjykatën Kushtetuese

Lushtaku: Qeveria po e injoron Malishevën në përballjen me koronavirus

Lushtaku: Qeveria po e injoron Malishevën në përballjen me koronavirus

Hamza: Reagimi i Qeverisë për situatën në veri erdhi dy ditë me vonesë

Hamza: Reagimi i Qeverisë për situatën në veri erdhi dy ditë me vonesë

Stoltenberg telefonon Pendarovskin, ofron ndihmën e NATO-s ndaj Maqedonisë së Veriut kundër COVID-19

Stoltenberg telefonon Pendarovskin, ofron ndihmën e NATO-s ndaj Maqedonisë së Veriut kundër COVID-19

Të rritet bashkëpunimi tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Të rritet bashkëpunimi tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kurti njofton për shkarkimin e zv.kryeshefit të KRU “Prishtina”

Kurti njofton për shkarkimin e zv.kryeshefit të KRU “Prishtina”

Sigurohen 27,500 kg miell për të gjitha familjet në asistencë sociale në Drenas

Sigurohen 27,500 kg miell për të gjitha familjet në asistencë sociale në Drenas

PDK-ja mbledh nënshkrimet, më 14 prill seancë për Pako të re Emergjente

PDK-ja mbledh nënshkrimet, më 14 prill seancë për Pako të re Emergjente

Mësoni nga cila lagje është i infektuari i fundit nga Gjilani

Mësoni nga cila lagje është i infektuari i fundit nga Gjilani

KFOR-i amerikan dhuron pajisje mbrojtëse për QKMF-në në Mitrovicë

KFOR-i amerikan dhuron pajisje mbrojtëse për QKMF-në në Mitrovicë

65-vjeçari nga Ferizaj që vdiq nga koronavirusi ka punuar në Bondsteel

65-vjeçari nga Ferizaj që vdiq nga koronavirusi ka punuar në Bondsteel