Aktakuzë ndaj pesë të pandehurve për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “Mashtrimi”

E publikuar: 12/06/2019 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.Sh., G.L., R.Zh., dhe G.Sh., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, të KPRK-së, dhe kundër të pandehurit I.K., për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 335, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

I pandehuri, D.Sh., akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar në Komunë të Pejës, me dashje ka tejkaluar kompetencat e veta, pa qenë i autorizuar, duke nënshkruar raportin mbi pranimin e mallit, me çka i ka shkaktuar dëm buxhetit komunal të Pejës në vlerë prej 9929 (nëntëmijenëntëqindenjëzetenëntë) euro.

Të pandehurit, G.L., R.Zh., dhe G.Sh., si persona zyrtar në Komunë të Pejës, përkatësisht anëtarë të komisionit për pranimin e mallit, me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, duke i shkaktuar dëm buxhetit komunal në vlerën e shumës se lartcekur.

Kurse, i pandehuri, I.K., në cilësinë e pronarit të operatorit ekonomik, si fitues i tenderit për “Blerjen e makinës për mirëmbajtjen e barit artificial për Qendrën Sportive në Brestovik të Pejës”, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, i ka shkaktuar dëme buxhetit komunal të Pejës në vlerë prej 9929 (nëntëmijenëntëqindenjëzetenëntë) euro.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë./Infosot/