Aktakuzë kundër katër personave për shitje droge dhe detyrim

02.12.2019 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Aktakuzë kundër katër personave për shitje droge dhe detyrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër P.D., B.D., K.D., dhe M.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe veprën penale detyrimi.

Të akuzuarit P.D., B.D., dhe M.K., pa autorizim kanë ofruar për shitje substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, në atë mënyrë që nga fillimi i vitit 2018 e deri më 16.09.2019, në fshatin Velezhë, në lagjen Arbanë dhe në vende tjera qendër të Prizrenit, të dëmtuarit M.J., i kanë shitur narkotikë të llojit kokainë, fillimisht 50 euro për 1 gram, e pastaj 100 euro për 1 gram, në sasi prej 107 gramë, në vlerë të përgjithshme 10.700 euro.

Po ashtu, të akuzuarit P.D., B.D., K.D., dhe M.K., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, përdorin kanosjen serioze për të detyruar personat tjerë të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, që ka rezultuar me humbje të dobisë pasurore mbi 10.000 euro.

Meqë i dëmtuari M.J., nuk ishte në gjendje të paguajë sasinë e narkotikut që kishte marrë nga të akuzuarit P.D., B.D., M.K., ndërhyn i akuzuari K.D., ku së bashku e detyrojnë edhe babanë e të dëmtuarit M.J., të dëmtuarin S.J., që për 107 gramë të narkotikut ia kërkojnë 38.000 euro, kurse në fund të dëmtuarve, në një furrë – restorant në qendër të Prizrenit më 16.09.2019, ua marrin 10.700 euro.

Me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “detyrimi” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Aktakuzë kundër katër personave për shitje droge dhe detyrim

Aktakuzë kundër katër personave për shitje droge dhe detyrim

Abazi: Marrëveshja LVV-LDK duhej të arrihej në ditëlindjen e presidentit Rugova

Abazi: Marrëveshja LVV-LDK duhej të arrihej në ditëlindjen e presidentit Rugova

Rama: Ndërtuesit të dëmshpërblejnë të prekurit, ose do ti padis unë personalisht

Rama: Ndërtuesit të dëmshpërblejnë të prekurit, ose do ti padis unë personalisht

Vetëvendosje pranon t’ia japë postin e Presidentit LDK’së, por i do 7 ministri për vete

Vetëvendosje pranon t’ia japë postin e Presidentit LDK’së, por i do 7 ministri për vete

Iniciohet rikthimi i amnistisë së propozuar nga Ivanov

Iniciohet rikthimi i amnistisë së propozuar nga Ivanov

Ndërpriten bisedimet mes LVV dhe LDK

Ndërpriten bisedimet mes LVV dhe LDK

Bebe Rexha nga Bubqi: E di që jemi të fortë, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës

Bebe Rexha nga Bubqi: E di që jemi të fortë, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës

Nis takimi Kurti-Mustafa, mbetet për t’u sqaruar ndarja e ministrive

Nis takimi Kurti-Mustafa, mbetet për t’u sqaruar ndarja e ministrive

Rama i ashpër me mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Rama i ashpër me mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Tërmeti/ Meta me akademikët: Së afërmi të zhvillojmë një konferencë ndërkombëtare

Tërmeti/ Meta me akademikët: Së afërmi të zhvillojmë një konferencë ndërkombëtare

Sipas shoqërisë civile, inspektorët e ATK-së kanë lidhje me politikën

Sipas shoqërisë civile, inspektorët e ATK-së kanë lidhje me politikën

Nis takimi i qeverisë me Presidencën

Nis takimi i qeverisë me Presidencën

Rama: Të gjithë ata që kanë humbur familjarë do të kenë trajtim financiar

Rama: Të gjithë ata që kanë humbur familjarë do të kenë trajtim financiar

Programi sekret qeverisës

Programi sekret qeverisës

Me baner thumbues tifozët e Atletico Madridit ndaj Griezmannit

Me baner thumbues tifozët e Atletico Madridit ndaj Griezmannit

Mali i Zi goditët nga tërmeti

Mali i Zi goditët nga tërmeti