“Aktakuzat e para të Gjykatës Speciale, pas datës 26 prill”

E publikuar: 24/04/2017 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Speciale të mërkurën do të shpalos vendimin në lidhje me kushtetutshmërinë Rregullores së Procedurës dhe të provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017.Gjykata Speciale apo më saktësisht, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, ka thënë avokati Arianit Koci, në një prononcim për Indeksonline, sipas të cilit ka mundësi që pas datës 26 prill, infrastuktura ligjore kompletohet dhe veprimet konkrete të Prokurorisë mund të fillojnë.Ai ka shpjeguar procesin se si kjo gjykatë u formua në bazë të Amandamentit Kushtetues dhe Ligjit të miratuar nga deputetët Kuvendit të Kosovës.

Kjo gjykatë do të gjykojë pretendimet e paraqitura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 – raporti i senatorit Dick Marty.“Deputetët tanë kanë krijuar një gjykatë e cila në juridiksion: krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet tjera të përkufizuara në Ligjin e Kosovës, të cilat pretendohen se janë kryer prej 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000. Karakteristikë e kësaj Gjykate është se do të hetohen dhe gjykohem vetëm krimet e shqiptarëve. Unë kam qenë kundër kësaj gjykate për shkak se bazohet në premisa diskriminuese ku do të gjykohet vetëm njëra palë”, ka thënë Koci.Sipas ish Kryeprokurorit të Task Forcës Hetimore Speciale, janë gjetur prova të bindshme për të paraqitur aktakuza kundër ish-zyrtarëve të lartë të UÇK-së.Ambasadori Clint Williamson, në deklaratën e dhënë me datë 29 korrik 2014, theksoi se “viktimë” e këtyre krimeve ishin kryesisht serbët, romët dhe pakica të tjera por gjithashtu shqiptarë të Kosovës të cilët u etiketuan si kolaboracionist e serbëvel, ose më shpesh, të cilët ishin thjeshtë kundërshtar politik të udhëheqësisë së UÇK-së.”Sipas Kocit krimet e serbëve vazhdojnë të mbesin të pandëshkuara, ndërsa në anën tjetër gjenocidi i serbëve ndaj shqiptarëve nuk do të trajtohet nga kjo gjykatë.“Sidoqoftë, tash është vonë për vajtim dhe analiza. Fajin e kanë padyshim politikanët tanë që nuk kanë ditur dhe nuk po dijnë ta mbrojnë interesin shtetëror. Obligimet që i kemi marrë duhet ti kryejmë, dhe sa më shpejtë që fillon me punë Gjykata Speciale, Kosova do të filloj të frymoj dhe do ta hjekë këtë barrë të madhe që padrejtësisht na është ngarkuar. Nuk dua të spekuloj, por pas datës 26 prill, infrastuktura ligjore kompletohet, dhe veprimet konkrete të Prokurorisë mund të fillojnë”, ka thënë Koci.