Aktakuzat e para nga Gjykata Speciale në pranverën e 2019-ës

E publikuar: 06/12/2018 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Speciale pritet që në një të ardhme jo të largët të ngris aktakuzat e para.
Aktakuzat e para nga Gjykata Speciale pritet që të ngriten në pranverën e vitit të ardhshëm.

Të paktën kështu thonë avokatët mbrojtës, shkruan lajmi.net.

Derisa në media u raportua se Gjykata Speciale e ka gati aktakuzën e parë, lajmi.net ka kontaktuar me avokatin e akredituar nga Specialja, Kadri Osaj, i cili ka thënë se nuk janë në dijeni, por që pritet që deri në pranverë të ketë lëvizje.

“Ne nuk jemi në dijeni, por deri në pranverë pritet të këtë lëvizje”, ka thënë shkurt Osaj.

Edhe avokati, Tahir Rrecaj ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare rreth nisjes se aktakuzave të para.

“Nuk kemi asnjë informacion zyrtare, kjo që kanë marrë informacione edhe mediat ashtu edhe ne jemi të informuar, por diçka konkrete nuk ka”, ka thënë Rrecaj.

Gjykata Speciale për Kosovën u krijua në vitin 2015, me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Misioni i saj është që t’i hetojë pretendimet e raportit të Dick Martyt, për krime të cilat thuhet se janë kryer mes viteve 1998-2000.