Aksioni i radhës i PSD-së, e quan Albin Kurtin lider suprem

E publikuar: 12/02/2021 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

PSD ka shfaqur një aeroplan lodër, me fotografinë e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Lideri Suprem”, thuhet në fotografinë e shfaqur nga PSD.

“Një aeroplan lodër fluturon. Shikojeni qiellin! Kërkoni idetë! Atëherë do ta shihni mbretin cullak. Një aeroplan lodër fluturon e tregon. Zhytja e thellë aty ku gëlon propaganda mbytëse krijon univers paralel, pa kohë e hapësirë.Një aeroplan lodër fluturon. Qielli do të mbetet i hapur, pa skaj, sepse liria është kushti njerëzor. Idetë e reja nuk do të mbarojnë sa t’ketë njerëzi. Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes”, thuhet në reagimin e PSD-së,transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se “ Kritika protestuese që kërkon liri e gjen gjithmonë rrugën e vet. Edhe kur regjimi ka pushtuar e mbërthyer çdo skutë, një formë e re do të gjendet. Ka qenë kështu edhe në distopitë më të errëta totalitare”.