Aksioni i Policisë në Karaçevë: Arrestohen mbi dhjetë persona, përfshirë policë

E publikuar: 18/09/2020 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillon një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Cak i goditjes janë kazinotë të cilat që një kohë të gjatë ushtrojnë veprimtarinë ilegale.

Lexo Edhe:
Pas aksionit në Karaçevë, Policia e Kosovës del me komunikatë: Janë arrestuar 10 policë nga 33 persona të dyshuar
Deri në këto momente raportohet për mbi dhjetë të arrestuar, derisa operacioni është duke vijuar.

Mësohet se në mesin e të arrestuarve janë edhe shumë zyrtarë të policisë së Kosovës.