Aksion i rrënimit të 7 objekteve në faza fillestare në Obiliq

E publikuar: 06/03/2017 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Në aksionin e përbashkët të komunës së Obiliqit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe KEK-u, në asistencën e policisë së Kosovës u realizua aksioni i rrënimit të 7 objekteve të cilat kanë qenë në fazat fillestare të ndërtimit, pa leje dhe pa kritere.

Të gjitha këto objekte paraprakisht kanë kenë të inspektuara dhe të shirituara, po ashtu nga inspektimi i përbashkët me komunën e Obiliqit.

Qëllimi i aksionit është ndërprerja e të gjitha ndërtimeve në Zonën me Interes të Veçantë Ekonomik, “Fusha e mihjes së re”.

 Ata i bënë ftesë të gjithë banorëve të cilët kanë prona në këtë zonë, “të mos fillojnë asnjë aktivitet ndërtimor, pa u konsultuar me organet kompetente dhe pa leje paraprake, në të kundërtën pasojat do ti bartin vet ata”, thuhet në njoftim.