Aksidentohet edhe një veturë vet-vozitëse e Google-it

E publikuar: 18/07/2015 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nga prototipat e veturave vet-vozitëse të Google-it ka pësuar një aksident gjatë testimeve në Kaliforni.

Raportohet se në këtë aksident janë lënduar lehtë tre persona që ishin në veturën e Google-it.

Shefi i projektit Chris Urmson thotë se shkaktar ishte vetura tjetër pjesëmarrëse në aksident dhe jo prototipi i Google-it.

“Pasi ne ndalëm makinën, një veturë tjetër na goditi nga prapa në 30 kilometra në orë dhe nuk shkaktoi asnjë dëmtim”, ka shpjeguar Urmson.

Kjo është hera e 14 që një veturë e Google-it ishte pjesë e aksidenteve që kur kompania nisi të testonte modelet në rrugë që prej vitit 2009. Google thotë se të gjitha aksidentet u shkaktuan nga shoferët tjerë.