Aksident tragjik për ekipin Polak

E publikuar: 31/03/2016 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tragjedi në Futbollin Polak. 5 lojtarë të Wolczanka Wolka Pelkinska, skuadër e ligës së tretë, humbën jetën pasi miniautobuzi i tyre u përplas me një kamion. Skuadra ishte duke udhëtuar për transfertën me Avia Swidnik, kur ndodhi ngjarja tragjike. Portieri Patryk Szewczak (18 vjeç), vëllezërit Kamil dhe Rafael Pydych (22 dhe 27 vjeç), Mariusz Korzepa (25 vjeç) dhe Kamil Oslizlo (29 vjeç) ishin lojtarët që nuk ia dolën mbanë t’i mbijetonin aksidentit. Policia vendese raportoi se 3 prej tyre ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë më pas në spital.