Aksident tragjik në Tetovë: Një i vdekur dhe tre të lënduar

E publikuar: 19/07/2020 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në mesnatën e së dielës në rrugën e banjës në Tetovë.

Një makinë me katër pasagjeër ka humbur kontrollin dhe ka rëne disa metra poshtë në perrua me ç’rast njeri nga pasagjerët, grua, mosha e të ciles ende nuk dihet, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Tre persona të tjerë me urgjencë i janë drejtuar Spitalit Klinik të Tetovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori kujdestar si dhe zjarrfikësit.

Rruga për në Banjen e Tetovës është bllokuar dhe po bëhen hetime për rastin në fjalë, raporton Alsat-M përcjell Klan Kosova.