Aksident tragjik në Itali, vdes një 19 vjeçar shqiptar

E publikuar: 07/07/2019 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shqiptar 19 vjeç ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi në Bari të Italisë.

Siç njoftojnë mediat vendase, shqiptari po drejtonte një makinë “Renault Twingo”, kur humbi kontrollin dhe kaloi në korsinë tjetër, duke u përplasur me një “Audi”, që drejtohej nga një italian, i cili mbeti i plagosur.

Përplasja ka qenë fatale, ndërsa 19-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë, pa mundur të transportohej në spital.