Aksident trafiku në Tiranë, lëndohen dy shoferët e makinave

E publikuar: 05/07/2020 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku dy makina janë përplasur.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 05.30 të kësaj të diele.

Në rrugën “Hoxha Tahsin”, te kryqëzimi i Porcelanit, janë përplasur dy mjetet, ku njëra prej tyre ka përfunduar e kthyer mënjanë.

Në aksident janë përfshirë një makinë tip Ford me targa AA 745 AV me një Volkswagen me targa AA 346 UU.

Nga të dhënat paraprake flitet për lëndimin e dy drejtuesve të mjeteve, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tyre.