Aksident trafiku në Prizren

E publikuar: 01/07/2020 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i mitur në Prizren ka goditur me motoçikletë një fëmijë 10-vjeç, gjersa ky i fundit po shtynte biçikletën në vend-kalim për këmbësor. Të dy personat janë dërguar në qendrën emergjente dhe viktima ka lëndime më të rënda, njofton Policia e Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë:

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 30.06.2020-19:40.  I dyshuari mashkull  kosovar (i mitur) derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, dyshohet nga pakujdesia, ka goditur viktimën mashkull fëmijë (10-vjeç) i cili ishte duke shtyrë biçikletën në vend-kalim për këmbësor. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy personat dhe janë dërguar me autoambulancë në qendrën emergjente. I dyshuari ka lëndime të lehta, ndërsa viktima lëndime të rënda (frakturë në krahun e majtë). Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.