Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen pesë persona

E publikuar: 27/03/2016 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Skenderaj, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona, raporton Veriu.info.

Rastin për portalin Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku sipas rrethanave në vendin e ngjarjes, deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e veprimit të parregullt të drejtuesit të njërës veturë”, thotë zëdhënësi Zahiti për Veriu.info.

Ai konfirmon se me këtë rast janë lënduar pesë persona, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor, por më pas janë liruar.