Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, rrokulliset vetura

E publikuar: 30/09/2017 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Kliqinë- njofton një lexues i Gazetës Express. Vetura është rrokullisur dhe ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë humbur jetën dy të rinj njëri 20 vjeç dhe tjetri 27 vjeç, aksidenti ka ndodhur në fshatin Rugovë.

Ditë më parë në Komoran kanë humbur jetën tre persona. Numri i viktimave në komunikacion është rritur kohëve të fundit. /Express