Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, katër persona të lënduar

E publikuar: 22/06/2019 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në hyrje të Pejës.

Si pasojë e aksidentit mes dy automjeteve kanë mbetur të lënduar katër persona, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, pra në drejtim për Prishtinë. Dy automjete janë përfshirë në aksident dhe janë lënduar katër persona, të cilët janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës dhe momentalisht janë jashtë rrezikut për jetë”.

Njësitet përkatëse dhe prokurori janë në vendin e ngjarjes.