Aksident në Gjakovë, një i vdekur e tre të lënduar

E publikuar: 28/03/2016 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur dhe 3 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Gjakovë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Leqan , ka konfirmuar për KTV-në Policia në Gjakovë.

Viktima që është mashkull i moshës 55 vjeçare nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur derisa po transportohej në QKUK.

Togeri Albin Sahatqija i ka thënë televizionit se nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti ku janë përfshirë 4 automjete, ka ardhur për shkak të mos respektimit të shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, përcjell koha.net. Tashmë në vend të ngjarjes janë hetuesit e policisë dhe prokurori i shtetit.