Aksident në Drenas, ka të lënduar

E publikuar: 23/06/2020 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Foto ilustrim

Një aksident mes dy atomjeteve ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Arllat të Drenasit, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Këto informacione i ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00 në fshatin Arllat të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, trë cilët kanë pranuar edhe tretman mjekësor”, konfirmoi për Gazetën Sinjali zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

Ajo shtoi se policia po vazhdon të merret me rastin. /GS/